A do të jetë pushim e hëna, kërkesa e Kurtit për Sveçlën

    0
    137
    Xhelal Sveçla dhe Albin Kurti

    Kryeministri Albin Kurti i ka dërguar letër Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, lidhur me festën e 28 Nëntorit.

    Përmes kësaj letre, Kurti i ka kërkuar Sveçlës që të njoftojë nëpunësit e administratës publike, që për nder të kësaj feste, 29 Nëntori do të jetë ditë pushimi.

    “Ju lutem vini re që nisur nga dispozitat e Ligjit Nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare të Republikës së Kosovës, kërkoj nga ju që, në koordinim me Komisionin Republikan të Festave, të bëni njoftimin me kohë për nëpunësit e administratës publike, që për nder të festës së 28 Nëntorit, dita e hënë, 29 Nëntor 2021, do të jetë ditë pushimi. Ju lutem të mbani të informuara të gjitha institucionet publike lidhur me këtë kërkesë”, thuhet në letrën e Kurtit drejtuar Sveçlës.