7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Rama që mendon ndryshe nga Kurti për “Open Balkan”: Jemi si shqiponja – një trup me dy koka

Rekomandime

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë një krahasim interesant kur është pyetur lidhur me qëndrimet krejt të ndryshme që ka me Albin Kurtin lidhur me iniciativën rajonale “Ballkani i Hapur”.

Ai tha se qëndrimet e ndryshme të tij dhe Kurtit janë si “dy kokat” e shqiponjës që ka veç një trup.

- Advertisement -

Madje, Rama tha se “shqiponja me dy koka” s’mund të kapet në befasi sepse sheh nga të dyja anët, derisa la të nënkuptohet se në këtë periudhë të historisë është më mirë që Kosova dhe Shqipëria janë “dy koka” dhe jo një e vetme.

“Për sa i përket “Ballkanit të Hapur” kemi sigurisht dy qasje, qëndrime dhe opinione të ndryshme, por duhet edhe ju edhe të gjithë të mësohen me faktin se mund të mos mendojmë njësoj për të gjitha gjërat, por kjo nuk na pengon që të vendosim të gjitha forcat për të bërë së bashku gjërat e duhura në funksion të së ardhmes të të dyja vendeve tona

“Mendoj që këto opinione të ndryshme në raport me “Ballkanin e Hapur” nuk përbëjnë asnjë pengesë për të fuqizuar marrëdhëniet mes nesh dhe nëse më lejoni t’i referohem shqiponjës me dy koka. Është një trup i vetëm ku njëra kokë sheh nga njëra anë dhe koka tjetër sheh nga ana tjetër, por trupi qëndron drejt. Kjo do të thotë se shqiponja është krejtësisht e informuar vizuelisht në 360 gradë. Mos kini asnjë dyshim se shqiponja me dy koka rrezikohet që të kapet në befasi nga njëra anë apo nga tjetra, pasi i kontrollon me sy të dyja anët. Mendoj se është vlerë e shtuar në këtë rast, në këtë periudhë të historisë tone, qe jemi shqiponjë me dy koka. Kur të vijë dita që të jemi shqiponjë me një kokë rreziku është që ta kafshojmë veten më shumë sesa sot që nuk e kemi këtë luks e as këtë qëllim”.

- Advertisement -

Rama i tha gazetarëve që të mos presin që ai dhe Albini të kenë mendime të njëjta për çdo gjë, sepse marrëdhënia e tyre është e tillë që e kanë problem të mendojnë njëjtë për të gjitha çështjet.

“Unë personalisht jam optimist për zhvillimin e marrëdhënieve tona, këndvështrimin strategjik, por edhe për angazhimin që kemi vendosur bashkarisht në funksion të marrëdhënieve tona. Për “Ballkanin e Hapur” është një debat i hapur mes meje dhe Albinit dhe mos prisni kurrë që mes meje dhe Albinit të gjitha debatet të jenë të mbyllura, sepse pastaj i bie që ne të ndryshojmë emrat dhe të mos jemi ata që jemi. Është fiziologjia e një marrëdhënie mes njerëz që s’rrinë dot pa menduar dhe e kanë problem po të mendojnë njësoj për të gjitha gjërat”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit