Reagon Konjufca pas krimit të rëndë në Gllogjan

    0
    106
    Glauk Konjufca

    Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi në Deçan, ku mbetën të vrarë dy nxënëse, shoferi i autobusit dhe kondukteri i autobusit nga gjuajtja me armë nga një person.

    Konjufca përmes një postimi në Facebook tha se është tronditur nga rasti tragjik që ka ndodhur në Gllogjan të Deçanit.

    “Sonte u tronditem nga rasti tragjik i cili ndodhi në Gllogjan të Deçanit. Nga lajmet qe po lexojmë deri tani, kanë humbur jetën tre qytetarë ku dy prej tyre janë fëmijë. Bashkëndjejmë me familjarët e viktimave nga kjo ngjarje me përmasa kriminale. I nxis organet e rendit që sa më parë të zbulojnë autorët e këtij krimi të rëndë dhe t’i sjellin ata para drejtësisë. Orët janë të gjata”.