3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

‘Dëshira e saj ka qenë të jetë një doktoreshë në të ardhmen’: Flasin familjarët e 17 vjeçares që u vra në Deçan

Rekomandime

Një nga viktimat është nxënësja 17-vjecare dhe është e bija e një veterani. Kështu ka bërë të ditur vajza e hallës së viktimës.

Laureat Kosumi , ka thënë se vajza ishte duke u kthyer nga shkolla. 17-vjeçarja ishte nxënëse e mjekësisë, e që dëshirë kishte të bëhet një doktoreshë.

- Advertisement -

Kosumi tha se familjarët janë të shokuar dhe se gjendja në familjen e viktimës është e rëndë.

“Ka qenë 17-vjeçare shkonte shkollën e mjekësisë dhe ka qenë duke u kthyer nga shkolla. Ka qenë orari i shkollës dhe ky ka qenë orari që u kthy çdo ditë me linjë të autobusit, sikurse e kanë gjithë nxënësit. Familjarët janë të shokuar, dhe është një gjendje shumë e rëndë në familje. Ajo asnjëherë nuk ka folur për ndonjë telash për tek linja e autobusit. Dëshira e saj ka qenë të jetë një doktoreshë në të ardhmen”, tregoi Kosumi për RTK.

Mbrëmjen e kësaj të premte në Gllogjan të Deçanit ndodhi një tragjedi, ku një autobus u sulmua me armë. Nga ky sulm tre persona mbetën të vrarë, dy prej tyre nxënës dhe shoferi i autobusit.

- Advertisement -

Prokuroria dhe Policia tashmë janë duke hetuar ngjarjen për të zbardhur autorin e krimit dhe motivet e kësaj makabre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit