8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Flet xhaxhai i vajzës së vrarë në Gllogjan: Aferim të koftë shoq, kem pas burra me na vra pa na vra fëmijët

Rekomandime

Kanë kaluar disa orë që nga rasti tragjik që ka ndodhur në fshatin Gllogjan të Komunës së Deçanit, ku nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur të vdekur tre persona, dy prej tyre nxënës.

Pak orë pas kësaj tragjedie janë identifikuar edhe viktimat e këtij rasti makabër.

- Advertisement -

E familjarët e njërës viktimë, kanë reaguar sot në rrjetin social në “Facebook”.

Xhaxhi i nxënëses që mbeti e vdekur nga të shtënat me armë zjarri, Naim Mustafaj u është drejtuar me një porosi kryesve të këtij krimi, e që sipas Policisë së Kosovës, dyshimet fillestare janë që kryesi ka qenë vetëm një person.

“Aferim të koftë shoq, kem pas burra me na vra pa na vra fëmijët, si katun si kem ik luftës, s’të kishim ik as ty”, ka shkruar Naim Mustafaj, xhaxhai i Gentiana Mustafaj.

- Advertisement -

Mustafaj si një ish i burgosur politik, ka qenë edhe ushtarë që nga fillimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, së bashku me dy vëllezërit e tij, njëri nga ta babai i viktimës.

Që nga vitet 80′, familja e tyre ka qenë e përndjekur nga regjimi në atë kohë, ku edhe ishte dënuar për veprimet ilegale në atë kohë për regjimin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit