2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Pistat e dyshimit, ultimatumi dhe vrasësi në arrati – gjithçka që dihet deri tash për krimin në Gllogjan

Rekomandime

Një sulm makabër është kryer mbrëmë ndaj një autobusi që po transportonte nxënës nga Gjakova për në Deçan. Tre persona mbetën të vrarë dhe një person është plagosur. Të vrarë kanë mbetur dy nxënës dhe shoferi i autobusit. Vrasësi ende është në arrati. Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla i dha ultimatum vrasësit që të dorëzohet, ndërkaq Policia po heton tri pista që mund të kenë sjellë deri tek ngjarja tragjike.

Një person me kallashnikov i vrau mbrëmë tre persona në një autobus që po barte nxënës nga Gjakova në Deçan. Nga ky sulm ka mbetur edhe një i plagosur. Në vendin e ngjarjes ka mbetur i vdekur shoferi i autobusit që po i transportonte nxënësit. Ndërkaq, ishin plagosur tre nxënës. Dy prej tyre, një vajzë dhe një djalë, nuk arritën t’u mbijetonin plagëve të marra dhe vdiqën në Spitalin e Pejës.

- Advertisement -

Për organet e rendit dorasi është ende i panjohur. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla sot i dha ultimatum atij që të dorëzohet. Ministri tha se të gjitha kapacitetet shtetërore janë vënë në dispozicion të zbulimit të rastit.

“Unë i bëj ultimatum vrasësit që të dorëzohet sepse për çdo ditë ai i rëndon të tjerët, ai që i ndihmon vrasësit implikohet në vepër penale. Sa më parë që dorëzohet aq më mirë për rrethin e tij dhe për qytetarët e Kosovës. Unë mund të garantoj se jemi të vendosur që të gjitha kapacitetet tona shtetërore janë në dispozicion të zbulimit të këtij rasti”, tha ai.

E drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti tha sot, se për këtë rast nuk është i dyshuar vetëm një person. Sipas tij, nga informacionet që kanë marrë në terren, potencialisht janë të përfshirë më shumë se dy persona.

- Advertisement -

Mehmeti tha se aktualisht janë duke hetuar në tri pista se si mund të ketë ndodhur rasti. Ai ka përjashtuar mundësinë që ky rast ka qenë akt terrorist.

“Aktualisht jemi duke u përballur me një numër të konsiderueshëm të informacioneve rreth rastit dhe kemi sjell njësi shtesë dhe ekspertë të ndryshëm të niveleve hetimore dhe operative. “Mund të flasim për një sistem të diku 2 ose tri pistave të mundshme të hetimit. Të gjitha informacionet që jemi duke i marrë edhe nga provat materiale qojnë në këtë drejtim. Aktualisht po bisedojmë për një person me mundësi të ndërlidhjes edhe me persona të tjerë që nënkupton që mund të ketë më shumë se një të dyshuar. Deri në këtë moment nuk e kemi asnjë të dhënë asnjë provë asnjë informacion që shkon kah akti terrorist ose nga akti që lidhet me çështje religjioz”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Sot në vendin ku ka ndodhur krimi në Gllogjan, kanë vazhduar ekzaminimet lidhur me rastin. Drejtori i Policisë konfirmoi se janë duke kontrolluar edhe terrenin përreth vendit ku ka ndodhur sulmi me armë.

“Jemi duke e bërë pastrimin e terrenit, përkatësisht shikimin e detajuar të vendit të ngjarjes përfshirë rrethinat ose pjesët anësore të vendit të ngjarjes, përkatësisht vendet ku mund të ketë ndonjë provë, evident tjetër shtesë. Fatkeqësisht ne kemi pasur një mot shumë të keq gjatë gjithë kohës që na ka penguar në këtë shiqim. Na ka penguar që disa mjete teknike dhe disa mjete që ndihmojnë në gjetjen e gjurmëve të ndryshme. Është dashur që pastrimi i terrenit të fillojë pak me vonesë. Të gjitha njësitet janë në vend të ngjarjes duke e pastruar terren”, ka thënë ai.

Për këtë ngjarje, dje kanë folur edhe dëshmitarët. Një prej dëshmitarëve që ka qenë në autobus në momentin kur ka ndodhur sulmi, ka thënë se sulmi është bëtë nga një person i maskuar me kallash në dorë.

“Jemi kon tu ec me autobus. Edhe na ka dal një person i maskuar me kallash në dorë edhe ka filluar me gjuajt drejtë neve. Gjithçka ka ndodh shumë shpejt”, ka thënë ai i cili ka qenë i ulur ne ulëset e para të autobusit.

E vrasësi ende nuk është kapur nga Policia e Kosovës, ndonëse sipas raportimeve mbrëmë janë bastisur tri lokacione, por që nuk është gjetur asgjë.

Autobusi ka qenë duke qarkulluar në relacionin Gjakovë – Deçan, në kohën kur kanë ndodhur të shtënat.

Nuk është ende e qartë nëse autobusi ka qenë cak i të shtënave.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti e kanë cilësuar ngjarjen si “tronditëse” dhe i kanë ftuar organet e rendit që t’i zbulojnë autorët e krimit dhe t’i sjellin para drejtësisë.

Megjithë këto ende nuk dihet ende autori e as motivet e sulmit që tronditi Deçanin mbrëmjen e së premtes.

Ngjarjen e kanë dënuar edhe përfaqësues të tjerë të institucioneve dhe partive politike në Kosovë.

Ndërkohë, dy nxënësit që mbetën të vdekur gjatë këtij sulmi, do të varrosen nesër në orën 14:00, në varrezat e fshatit Gllogjan.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit