7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Masat e reja, nëse nuk e keni marrë vaksinën nuk do të mund të hipni as në autobus

Rekomandime

Qeveria e Kosovës pritet që sot të marrë vendim në lidhje me masat anti-COVID, të cilat kanë të bëjnë me ashpërsimin e masave për hyrje në Kosovë, por edhe hyrje nëpër ambiente publike dhe udhëtim me mjete të transportit publik.

Sipas propozimit që ka bërë Ministria e Shëndetësisë, të cilin e ka siguruar Telegrafi nga data 3 janar 2022, të gjithë personat që përdorin transportin publik duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit të plotë (me dy doza) kundër coronavirusit.

- Advertisement -

Pasagjerët mund të udhëtojnë edhe nëse kanë një dozë vaksine, por me kushtin që të kenë edhe testin RT PCR negativ.

Edhe ata që kanë dëshminë se e kanë kaluar coronavirusin, duhet të kenë së paku një dozë vaksine për të udhëtuar me autobusë.

- Advertisement -

Operatorët e trafikut janë të obliguar të caktojnë një person përgjegjës që kërkon dëshmitë e lartëcekura.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit