Policia e Kosovës ka pranuar një donacion me 306 pako të ndihmës së parë dhe kartela të viktimave të krimit dhe dhunës në familje.Ky donacion është bërë nga Ambasada amerikane në Kosovë, nga INL në koordinim me DOJ-ICITAP.
“Donacioni i pranuar sot kishte, po ashtu pajisje të avancuara antidronë që do të mbështesin Policinë e Kosovës në luftimin e dukurive negative dhe aktiviteteve kriminale”, njofton Policia.
Përveç kësaj, Policia ka marrë edhe 880 pako me maska mbrojtëse dhe 8,000 jelekë vezullues.Të pranishëm në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme ku edhe u bë pranimi i donacionit ishte drejtori i përgjithshëm, Samedin Mehmeti dhe drejtori i INL, Shawn Waddoups.Ndryshe, ky donacion u bë në kuadër të fushatës “16 ditë të aktivizimit kundër dhunës”.