Rama: Deshën të më përjashtonin prej shkollës për shkak të flokëve të gjata

0
188

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ishte i ftuar në një emision të pasdites, ku mes tjerash ka folur edhe për familjen dhe jetën e tij personale, shkruan Gazeta Demos.

Rama gjithashtu është pyetur edhe për bashkëshorten e tij Kristalen.

“Mburrem me backgroundin e Kristales, me atë se kush është ajo, çka prezanton, mburrem me të si grua, si nënë e fëmijëve të mi”, u shpreh ai.

Tutje ai është pyetur për stilin e tij dhe flokët e gjata që mban, ku ka rrëfyer edhe një rast interesant që i kishte ndodhur në shkollë.

“I kam pasur flokët më të gjata si 16-17 vjeçar, kanë dashtë me më përjashtu prej shkollës që i kam pas flokët e gjata, në Xhevdet Doda, në vitet e 90-ta”, deklaroi Rama.