Isa Mustafa thotë se nuk ka detyrë më të vlefshme sesa të jesh kryetar komune

0
143
Isa Mustafa dhe Agim Veliu

Ish-kryeministri i vendit, njëherësh ish-kryetar i Prishtinës, Isa Mustafa, ka bërë një krahasim rreth mënyrës së qeverisjes qendrore ndaj asaj lokale.

Në Doku n’Klan, ish-drejtuesi i LDK-së u shpreh se puna e kryetarit të komunës është më e vlefshme për disa arsye, derisa në detyra të qeverisjes qendrore, ai thotë se puna që bën nuk lidhet çdoherë me individin.

”Për atë që dëshiron të shihet puna e tij dhe ta kujtojnë atë për veprën e tij, nuk ka punë më të rëndësishme apo më tërheqëse dhe me të vlefshme sesa puna e kryetarit të komunës”.

”Sepse në qeverinë qendrore mund të punojë shumë, mirëpo puna nuk lidhet drejtpërdrejt me individin”.