-1.4 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Kriza ekonomike në Turqi, jep dorëheqje Ministri i Financave

Rekomandime

Ministri i Financave të Turqisë, Lutfi Elvan dha dorëheqjen një natë më parë, teksa vendi është futur në trazira për shkak të krizës ekonomike.

Presidenti turk Erdogan emëroi menjëherë një ministër të ri të financave. Vendin e Elvan e zuri zëvendësministri i Jashtëm, Nureddin Nebati.

- Advertisement -

Lira turke ka pësuar rënie drastike, ku brenda një muaji humbi 30% të vlerës kundrejt dollarit. Inflacioni është rritur, ndërsa Banka Botërore ndërhyri për të penguar rënien e mëtejshme të monedhës turke.

Nebati, i cili shërbeu tre vjet si zëvendësministër i financave tha javën e kaluar se Turqia prej vitesh po përpiqej të zbatonte një politikë të normave të ulëta, por është përballur me kundërshtime të forta.

“Këtë herë, ne jemi të vendosur ta zbatojmë atë”, shkroi ai në Twitter, duke shtuar se nuk kishte “asnjë problem” me mbajtjen e normave të interesit të ulëta në kushtet aktuale të tregut.

- Advertisement -

Sipas ekspertëve të ekonomisë, keqmenaxhimi dhe pasiguria e politikave e kanë rritur inflacionin dhe kanë ulur investimet e huaja.

Elvan u pa si një nga ministrat e fundit që mund ta bindte Erdoganin të rishqyrtonte politikat në fushën e ekonomisë, por duket se nuk ia doli dot.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit