3.4 C
Pristina
Wednesday, November 13, 2024

Shqiptohen 100 vjet burg për eleminimin e gazetarit serb

Rekomandime

Me 100 vjet burgim në total, janë dënuar ish-pjesëtarët e Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Serbisë, për vrasjen e gazetarit, Sllavko Quruvija.

Trupi gjykues i Gjykatës Speciale të Serbisë, më 2 dhjetor, në procesin e përsëritur shpalli dënime për katër ish-pjesëtarët e këtij shërbimi. Më nga 30 vjet burgim janë dënuar, Radomir Markoviq dhe Millan Radonjiq. Ratko Romiq dhe Mirosllav Kurak u dënuan më nga 20 vjet burgim.

- Advertisement -

Pas shpalljes së vendimit, palët mund të ankohen, por Gjykata e Apelit këtë vendim mundet vetëm ta konfirmojë ose anulojë. Rigjykimi në këtë rast nuk është më i mundur.

Shpallja e vendimit në rastin e vr.asjes së gazetarit të shquar serb, ndodhi plot 22 vjet pas ngjarjes. Hetimet filluan në vitin 2001, në kohën kur kryeministër i Serbisë ishte, Zoran Gjingjiq.

Gjykimi i parë në këtë rast kishte filluar në qershor të 2015-s.

- Advertisement -

Vendimi paraprak për grupin e SDB-së

Vendimin paraprak në rastin e vr.asjes së gazetarit, Sllavko Quruvija, Gjykata e Apelit e kishte ndërprerë më 7 shtator 2020. Bazuar në atë vendim, ish-shefi i Shërbimit të Sigurimit Shtetëror (SDB), Radomir Markoviq u dënua më 30 vjet burgim, si dhe shefi i dikurshëm i qendrës së Beogradit të Sigurimit Shtetwror, Millan Radonjiq. Më nga 20 vjet burgim ishin dënuar Romiq dhe Kurak.

- Advertisement -

Mirosllav Kurak madje ndodhët në arrati dhe nuk është i qasshëm për organet e rendit.

Megjithatë nga Gjykata e Apelit njoftuan se vendimi i shkallës së parë për vr.asjen e Quruvijas do të kthehet në rigjykim krahas sqarimit se me futjen e personit ‘NN’ në aktakuzë, si kryes i veprës, është ndryshuar gjendja faktike që qëndronte në aktakuzë.

Kush ishte Sllavko Quruvija?

Sllavko Quruvija i ishte marrë jeta më 11 prill 1999 në qendër të Beogradit, para hyrjes së ndërtesës në të cilën banonte. Pasi që u largua nga pozita e kryeredaktorit të gazetës shtetërore “Borba” (Beteja) themeloi “Nedeljni Telegraf” (Telegrafin Javor) në fillim të vitit 1996 dhe gazetën e parë të pavarur në Serbi, “Dnevni telegraf” (Telegrafin Ditor) e më pas edhe gazetën javore, “Evropljanin”, (Evropiani).

Ai ishte kritik i madh i presidentit të atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviq.

Sipas ligjit të posaçëm për media, gazeta e tij “Dnevni Telegraf” (Telegrafi Ditor) krahas edhe disa mediave të tjera u ndalua së publikuari më 14 tetor 1998 por më pas filloi të shtypet në Mal të Zi dhe distribuohej në Serbi nëpërmes një rrjeti të botuesve.

Si i ishte marrë jeta Quruvijës?

Bazuar në aktakuzën, dy burra të maskuar e kanë vr.arë atë në qendër të Beogradit, para banesës në të cilën banonte derisa ishte bashkë me partneren e tij, Branka Prpa. Në aktakuzë thuhet se njëri prej të akuzuarve, Mirosllav Kurak i cili ndodhët në arrati gjuajti me breshëri plumbash drejt tij nga distanca prej një metri e gjysmë, e më pas Quruvija u rrëzua. Sulmuesi i ishte afruar sërish duke gjuajtur pastaj me armë nga afërsia.

Gjatë sulmit ndaj gazetarit u plagos edhe Branka Prpa të cilën sipas aktakuzës , Ratko Romiq e goditi me revole në kokë që të mos i shihte vrasësit e Quruvijas.

Universiteti i Kolumbisë për rastin e Quruvijas
Në tetor të 2020-s, Universiteti i Kolumbisë kishte publikuar një analizë të rastit të vrasjes së Quruvijas në të cilën qëndron se vendimi i Gjykatës së shkallës së parë ishte historik ngase ishte hera e parë që dikush mbahej përgjegjës për vrasjen e gazetarit.

Megjithatë në Serbi në 25 vjetët e fundit janë vrarë tre gazetarë përfshirë Quruvijan. Asnjë rast nuk është zgjidhur, shkruan në studim. Krahas Quruvijas, ishin vrarë edhe Dade Vujasinoviq e cila u gjet e vdekur më 8 prill 1994 në banesën e saj në Beograd dhe Millan Pantiq i vrarë më 11 qershor 2001 në qytetin e Jagodinës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit