Zyra e Komisionit për Gjuhë, gjatë së enjtes, ka bërë ndarjen e çmimit “Praktika më e mirë në zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve”.
Me këtë çmim u nderuan Policia e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme, Komuna e Graçanicës, e Prizrenit, Rahovecit, Mitrovicës së Jugut si dhe ajo e Shtërpcës.
Ky organizim u realizua në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, njofton Klan Kosova.
Sipas shefit të Misionit të OKB-së në Kosovë, Michael Davenport, Kosova po shënon hapa të rëndësishëm në përfilljen e ligjit, i cili kërkon nga institucionet që informimin publik ta bëjnë në të dy gjuhët zyrtare në Kosovë.
“Nisma e misionit për themelimin e programit të Ballkanistikës rezultoi në fillimin e një programi baçelor, i cili do të kualifikojë profesionistë të gjuhës në gjuhën shqipe dhe atë serbe në Universitetin e Prishtinës”, deklaroi Davenport.
Megjithatë, sipas komisionerit për gjuhët, Slavisha Mladenoviq, ka akoma mangësi në faqet zyrtare si dhe rrjetet sociale te disa institucione në Kosovë.
“Ueb faqja e Ministrisë së Shëndetësisë ende nuk është e zhvilluar në gjuhën serbe, ose e ka vetëm numrin e dokumentëve të kufizuara në gjuhën serbe”, ka thënë ai.
OSBE-ja organizime të tilla mban radhazi që nga viti 2019 në Kosovë.
Kronikë nga Gresa Nitaj.