4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Ambasadori i Gjermanisë: Pozicioni i Berlinit për Kosovën s’do të ndryshojë me qeverinë e re

Rekomandime

Ambasadori i Gjermanisë në Serbi, Thomas Schieb, tha se Berlini do të vazhdojë ta ketë të njëjtin pozicion karshi Kosovës.

Ai tha se “gjithçka që është rënë dakord deri më tani në dialogun në Bruksel duhet të ‘zbatohet’”, duke thënë se “kjo vlen edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe”.

- Advertisement -

“Të dyja palët duhet ta përmbushin pjesën e tyre dhe të gjitha çështjet e tjera të hapura duhet të zgjidhen”, tha Schieb për mediat serbe, i pyetur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Qëllimi është një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila, natyrisht, do të zbatohet”, tha ai.

I pyetur nëse do të ketë ndryshim në politikën e jashtme të Gjermanisë karshi Serbisë me një ministre të re të jashtme gjermane, ambasadori gjerman tha se “parimet bazë të politikës së tyre do të mbeten të njëjta”.

- Advertisement -

“Pozicioni ynë për Kosovën gjithashtu do të mbetet i pandryshuar”, theksoi Schieb.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit