2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Mashtrohet mitrovicasi: Ia morën 600 euro kinse për t’ia rregulluar pasaportën e Serbisë

Rekomandime

Një person nga Mitrovica ka njoftuar policinë se dy të dyshuar ia kanë marrë dy herë nga 300 euro kinse për t’ia rregulluar një pasaportë të Serbisë.

Rasti në polici është hapur si “mashtrim”, ndërsa nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë i policisë:

MASHTRIM/ Rr. Osllobogjenja, Mitrovicë 02.12.2021-19:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se, dy të dyshuarit meshkuj kosovar duke e mashtruar i kanë marr dy herë nga 300€ për qëllim me rregulluar një pasaportë të Serbisë. Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit