Betohet Përparim Rama, merr detyrën si kryetar i Prishtinës, mungon Arben Vitia

0
153

Përparim Rama është betuar si kryetar i ri i Prishtinës.

Në një seancë solemne, Rama është betuar se do të kryeje me përgjegjësi dhe në përputhje me kompetencat detyrën e tij si kryetar i Prishtinës.

Të pranishëm janë anëtarë të rinj të zgjedhur të Kuvendit të Komunës së Prishtinës, ish-kryetari Shpend Ahmeti, si dhe kryetari i zgjedhur Përparim Rama.

Në sallën e Kuvendit Komunal janë mbledhur pothuajse gjithë anëtarët, por, mungon ish- kandidtati për kryetar nga Vetëvendosje ArbenVitia

Nuk dihet arsyet pse po mungon Vitia.

Kjo seancë ka nisur me intonimin e himnit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.