0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

VV shpërndan citatin e Kurtit që shkaktoi tension në konferencën me Borellin

Rekomandime

Lëvizja Vetëvendosje ka shpërndarë citatin e kryeministrit Albin Kurti rreth Asociacionit, deklaratë e cila shkaktoi tension në konferencën e sotme në Bruksel me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borell.

Në llogarinë zyrtare në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje ka shpërndarë një fotografi të takimit Kurti-Borell në të cilën ka bashkangjitur citatin e Kurtit për Asociacionin, të cilën e kundërshtoi kryediplomati Borell.

- Advertisement -

“Asociacioni s’e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese. Ndaj vendimit të kësaj gjykate me datë 23 dhjetor, 2015, nuk kanë protestuar qytetarët serb të Kosovës por Beogradi. Kemi nevojë për një dialog demokratik ku qytetarët janë përfituesit e fundit. Unë jam demokra dhe besoj që kapitujt e ardhshëm të dialogut duhet ta kenë në qendër qytetarin dhe jo politikanët e shpëtimin e tyre”, është citati i vendosur në fotografinë e shpërndarë nga Lëvizja Vetëvendosje.

E pikërisht ndaj kësaj deklarate të Kurtit, ka reguar Josep Borell në konferencë e përbashkët që pati me kryeministrin kosovar.

Borell tha se edhe ai është demokrat e s’pajtohet se Gjykata Kushtetuese e pamundëson zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin.

- Advertisement -

“Nuk pajtohem me juve kur thoni se Gjykata Kushtetuese e bën të pamundshme implementimin e marrëveshjes së Asociacionit që është lidhur nga përfaqësuesit e të dy palëve në pajtim me normat ndërkombëtare për lidhjen e marrëveshjeve dhe në kuadër të dialogut dhe më vjen keq kryeministër më duhet t’ju kërkojë për implementimin e kësaj marrëveshje. E di se ka marrëveshje të pa implementuara nga të dyja palët por kjo është më e rëndësishmja”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit