Projekti madhor i financuar nga qeveria e Maqedonisë së Veriut do të kryehet nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup. Drejtori i Institutit dhe drejtori i Arkvit të Shqipërisë, nënshkruan një marrëveshje dhe sqaruan projektin.
“Në tektstet mësimore, shkencore e enciklopedinë e Maqedonisë, shqiptarët fyhen. Akti i pranimit të projektit tonë për ta shkruar historinë e trevave lindore dhe zyrtarizimi në akspektin shtetëror nga Ministria e Arsimit për ta mbështetur këtë projekt është kthesë e madhe për shqiptarët në Maqedoni sepse ata do ta shkruajnë historinë e tyre siç është, që të mos lëmë hapësirë për paragjykime siç e kanë bërë më herët historianët maqedonas. Kjo do të reflektohet edhe në tekstet shkollore” tha Skender Asani.
”Shkrimi për herë të parë të historisë së trevave lindore të kombit tonë një projekt institucional i republikës së Maqedonisë së Veriut. Është nder dhe knëqësi për drejtorinë e Akrivave që do të kontribuojë në këtë projekt madhor përmes dokumenteve”- u shpreh drejtori i Arkvit të Shqipërisë.
Historia e shkruar nga shqiptarët e Maqedonisë do ketë ndihmën e Tiranës zyrtare dhe Prishtinës. Ai do të pasqyrohet edhe në Historinë e Popullit shqiptar që deri tani sipas Asanit nuk i përfshin rrethanat historike të shqiptarëve të Maqedonisë. Marrëveshja u firmos në kuadër të ekspozitës së çelur për 100 vjetorin e Hasan Prishtinës kryeministër.