Në Kosovë është krijuar përshtypja se çdo produkt është duke u shtrenjtuar, dhe tani po faturohen edhe gjërat që në të kaluarën nuk kanë hyrë në llogari.
Qebatoret dhe “fast food” në të kalurën keçapin dhe majonezin nuk e kishin llogaritun asnjëherë në çmim.
Një qytetar sot kishte vizituar njërën prej lokaleve ku shërbehet ushqim, ndërsa ai ka parë se në menu tashmë është shtuar edhe çmimi për keçap dhe majonez nëse evetualisht e kërkoni.
Ky rast e ka çuditur edhe këtë konsumator, i cili pasi kërkuar keçapin u informua se duhet të paguajë 10 cent.
Ndryshe, çmimet në vendin tonë po vazhdojnë të rriten, ndërsa pagat kanë mbetur të njejta.