12.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Vulin përsëri thërret për ‘Serbi të Madhe’, në mes të Bosnje e Hercegovinës

Rekomandime

Ministri i punëve të brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, nga Banja Lluka në Bosnje e Hercegovinë porositi përsëri “se Bota Serbe qenka nevojë e popullit serb që të bashkohet njëherë dhe të bëhet një popull unik politikisht”. Vulin me këtë lojën e fjalëve të ‘botës serbe’ s’ka arritur të fshehë dëshirën fashiste të një ‘Serbie të Madhe’, transmeton Gazeta Metro.

Vulin që nuk fshehët dhe madje krenohet me idetë e tij ultranacionaliste duke flirtuar me fashizmin hapur. As këtë të mërkurë nuk u përmbajt e shpërtheu se ‘bota serbe’ qenka nevojë jetike e popullit serb.

- Advertisement -

“S’ka asnjë gjeneratë në historinë e popullit serb që nuk është menduar se sa çfarë jeni të gatshëm të bëni të mbeteni serb dhe të jeni pikërisht ata që jeni, kështu siç jeni. Asnjëra gjeneratë në histori nuk e pati përgjigjen e gabuar, madje secila u përgjigj se janë të gatshëm për të gjitha për të mbetur serbë” tha Vulin.
Vulin u falënderuar për nderimin që po ja bëjnë në Republika Srpska dhe shtoi se “dëshiron të mbahet mend si dikush që ja kushtoi jetën krijimit të hapësirës së unifikuar politike – botës serbe”.

Vulin i hyri llafeve të vjetra duke e paraqitur popullin serb sikur të jetë nën represion të vazhdueshëm atje ku jetojnë.

“Mjedis ku serbët vendosin për vete, hapësirë në të cilën më kurrë më nuk do të përsëritet gjenocidi i Jasenovasi dhe përndjekja e marsit, një botë serb ku ne me krenari dhe të patrembur do të themi se jemi serb, duke i ofruar të gjitha më të mira të gjithë të tjerëve, por së pari do të kujdesemi për vete“ tha në këtë fjalim patetik.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit