Policia e Kosovës sot ka bërë të ditur se në Skenderaj dje në mesditë ka ndodhur një vd*ekje e dyshimtë
Në lidhje me rastin Policia ka raportuar se një fëmijë është dërguar me Emergjencë në spital, ku dhe aty ka ndërruar jetë.
Në raportin 24 orësh raportohet se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
Ndërkohë, sot në media janë publikuar postime prekëse për foshnjën, e cila është vetëm 14 muajsh, ku ende nuk dihet shkaqet për vd*ekjen e saj.
Postimi i plotë i familjarëve:
Sot ndërroi jetë Djali i vllaut tim, Anesi i vogel
Të Allahut jem të Ai e kem kthimin
Zoti të Shpërbleft me Xhennet O engjulli i vogel ,na e kpute shpirtin Zoti të mëshiroftë,të qoftë i lehte dheu i ksaj toke!.