1.2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Pacolli i reagon Vulinit: Masakra e Reçakut është planifikuar dhe organizuar nga shteti serb

Rekomandime

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli i ka reaguar ministrit të Brendshëm serb Aleksandër Vulin, i cili e ka quajtur “falsifikim” dhe “rrenë” masakrën e Reçakut. Pacolli tha se Vulin përmes një filmi propagandistik po mundohet që ta gënjejë botën për masakrën e Reçakut.

Pacolli u zotua se do të vazhdojë që të angazhohet maksimalisht, bashkë me miqtë dhe bashkëpunëtorët për të prezantuar të vërtetën dhe të sjell para drejtësisë kryesit e masakrave.

- Advertisement -

“E lexova një deklaratë të Aleksander Vulinit, i cili nepermjet filmave propagandistik mundohet te gënjejë botën. Krimin që ndodhi para syve të gjithë botës demokratike dhe i cili provokoj bombardimet e Nato-s ndaj regjimit më të tmerrshëm që ka njohur Evropa. Si një nga ata që ka njohuri të madhe për ate se si është organizuar dhe si ka ndodhur masakra e Recakut nga shteti serb, do të vazhdoj të angazhohem maksimalisht, bashkë me miqt dhe bashkëpuntorët e mi, në prezentimin e të vërtetës, deri në nxjerrjen para drejtësisë të secilit krimLnel”, ka shrkuar Pacolli në një postim në “Facebook”.

Më tutje, lideri i AKR-së, tha se masakra e Reçakut është planifikuar dhe udhëhequr nga shefi i njësiteve speciale Goran Radosavljevic-Guri.

“Masakra e Reçakut është planifikuar dhe organizuar nga shteti serb, dhe është udhëhequr nga shefi i njësiteve speciale Goran Radosavljevic-Guri. Ambasadori Walker dhe bota e civilizuar janë deshmitarët e së vërtetës! Është turp, për ty Vulin dhe gjithë ata që prekin ne plagët e pasheruara!”, ka shkruar më tutje ai.

- Advertisement -

Ministria e Brendshme e Serbisë në bashkëpunim me Radio Televizionin e Serbisë(RTS) kanë filluar xhirimin e një filmi dokumentar për Masakrën e Reçakut. Ministri i Brendshëm serb, Aleksander Vulin ka vizituar ekipin filmik dhe e ka quajtur “falsifikim” dhe “rrenë” masakrën e Reçakut.

Vulin që ka shërbyer në partinë JUL të Mirjana Markoviqit, gruas së kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviq, ka thënë se detyrë e gjeneratës së re është “t’ia shfaqë botës se Reçaku ishte gënjeshtër dhe se gjaku i fëmijëve serbë bie mbi ata që e kanë zbuluar këtë gënjeshtër”.

- Advertisement -

Ministri i brendshëm serb që njihet për gjuhën raciste ndaj shqiptarëve e ka quajtur “agresion” intervenimin ushtarak dhe humanitar të NATO-s në Kosovë pikërisht për shkak të Masakrës së Reçakut e cila ishte kishte alarmuar komunitetin ndërkombëtar pas dëshmive të misionit të OSBE-së në Kosovë.

“Agresioni i NATO-s filloi pas një gënjeshtre të tmerrshme për Reçakun. Në atë kohë ne nuk ishim mjaftueshëm të mençur për t’ia shfaqur botës se ishte një gënjeshtër e tmerrshme. Detyra e kësaj gjenerate është t’i tregohet botës se ata na bombarduan dhe na bënë kriminelë falë atyre gënjeshtrave”, ka thënë Vulin.

Për më tepër ministri i Vuçiqit përgëzoi autoren e filmit “Dosja e Kosovës”, Sladjana Zariç “se si po e tregon të vërtetën për popullin serb dhe të vërtetën për Reçakun”.

“Reçaku është një gënjeshtër e madhe, një falsifikim i tmerrshëm, një ofendim për gjithë njerëzimin dhe tek të gjithë ata që e kanë treguar këtë gënjeshtër, por Reçaku është një mundësi për të treguar se si padrejtësisht ne jemi shkatërruar, ekzekutuar dhe sa jemi dënuar për mëkate të popujve tjerë”, tha Vulin.

Në orët e hershme të mëngjesit më 15 janar të vitit 1999 Reçaku ishte rrethuar nga forcat e policisë speciale, ushtarake dhe paraushtarake serbe të cilët ekzekutuan e masakruan 45 banorë shqiptarë të këtij fshati.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit