2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Efeketet e pranisë së emisarëve amerikanë në rajon, Daçiq: E respektojmë Daytonin

Rekomandime

Që kur Millorad Dodik kishte filluar përpjekjet dhe provokimet e tij për t’u shkëputur nga Bosnja e Hercegovina, në rajon ka pasur vizitaa të zyrtarëve të lartë amerikanë. Sy me sy më Dodikun është takuar edhe i dërguari i SHBA’së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili ka lënë të kuptohet se mund të vihet në lëvizje edhe politika amerikane e sanksioneve.

- Advertisement -

Ky reagim i amerikanëve duket se ka zbrapsur edhe figurat e politikës në Beograd të cilët koketojnë me Dodikun.

Sot kreu i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia e respekton Marrëveshjen Dejtonit dhe se Beogradi ka interes për ruajtjen e stabilitetit politik dhe paqes në rajon.

Ndërsa ditë më parë një medium malazez ka raportuar se Vuçiq do ta japë “kokën e Dodikut” me qëllim të përmirësimit të raporteve me SHBA’në në prag të zgjedhjeve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit