0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Merrte 100 dollarë në muaj nga lSlS, kush është snajperisti kosovar që u zbulua nga FBI?

Rekomandime

Vetëm 100 dollarë në muaj. Kjo është paga që Skënder Qerimi nga Ferizaj ka deklaruar se ka marrë për 7 vite qëndrimi në zonat e Iuftës në Siri.

Autoritet kosovare, me ndihmën e FBI-së kanë gjetur prova se Skënder Qerimi, që xhihadin e tij në vitin 2014 e nisi me një kallashnikov, dy vite më vonë arriti që të inkuadrohet në një kontingjent të snajperistëve të brigadës “Dabik”.

- Advertisement -

Skënder Qerimi i njohur me nofkën “Ebu Dher”, ishte riatdhesuar në Kosovë verën e këtij viti, bashkë me 10 persona tjerë që mbaheshin në kampe në Siri. Me të arritur në vendlindje, 30 vjeçari nga fshati Muhovec i Ferizajt, u arrestua nga autoritet kosovare dhe vazhdon të mbahet në paraburgim, për t’u përballur me akuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale e Kosovës nën dyshimin se e ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup trrorist”, e dënueshme nga 5 deri në 10 vite burg.

Prokuroria pretendon se Qerimi për 7 vjet rresht ka qenë pjesë aktive në Iuftërat e ISIS-it, në qytetet Mosul, Zumer e Sedfaruk, e ku sipas tyre ka qenë i angazhuar edhe në Batalionin e Snajperistëve.

Në aktakuzë thuhet se Qerimi udhëtoi për në Siri më 27 qershor 2014, së bashku me dy shokët e tij, poashtu nga Ferizaj, tashmë të deklaruar si të vdekur në Iuftime atje./TCH

- Advertisement -

VIDEO

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit