3.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Çka përmban filmi serb për Reçakun?

Rekomandime

“Dosja e Kosovës” quhet filmi më i financuar nga Qeveria e Serbisë që synon ta ndërrojë rrëfimin e njohur botërisht për luftën në Kosovë, e sidomos për masakrën e Reçakut.

- Advertisement -

Madje, ministria e Punëve të Brendshme, në krye me Aleksandar Vulinin, i ka publikuar edhe disa inserte filmike e ku shihet se si në vend të viktimave civile, shfaqen pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët ekzekutohen në istikame në betejë me forcat speciale të Serbisë.

Vetë Vulin që e ka vizituar shesh-xhirimin ka deklaruar se përmes këtij filmi do t’i dëshmojnë botës se kjo masakër është një gënjeshtër dhe ekzekutimi i civilëve shqiptarë është një falsifikim.

Siҫ tha Vulin “pretendimi për masakrën është fyerje e madhe për mbarë njerëzimin”.

- Advertisement -

Për këtë deklaratë ka reaguar presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Osmani tha se përpjekjet e tilla janë vazhdimësi e mendësisë së regjimit të Millosheviqit, nga e cila nuk po arrin të shkëputet Vulini si besnik i tij.

- Advertisement -

“E vërteta për Reçakun është me e fuqishme se çfarëdo propagande e Vullinit dhe bashkëmendimtarëve të tij. Ata mund të bëjnë filma, por në Reçak e anekënd Kosovës ka ndodhur një realitet që ka shpërfaqur qëllimin e shtetit serb për shfarosjen e popullit shqiptar në Kosovë. Pikërisht shkaku i Reçakut dhe masakrave të tjera, NATO ndërhyri ushtarakisht ndaj Serbisë dhe caqeve ushtarake të saj në Kosovë për ta ndalur mizorinë e një regjimi gjenocidal”.

Po ashtu deklarata e ministrit të Brendshëm serb ka ngjallur reagime të ashpra edhe te Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët janë kundërpërgjigjur duke thënë se Masakra e Reçakut është një mizori e dokumentuar mirë.

Zëdhënësi i përfaqësuesit të lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se “Masakra e Reçakut nuk mund të mohohet, dhe as nuk duhet të modifikohet ajo që ndodhi në këtë fshat të Kosovës më 1999-n”.

“Ajo që ndodhi në Reçak të Kosovës dhe mizoritë e kryera atje në janar të vitit 1999 janë të dokumentuara mirë”, tha Peter Stano.

Reagim pati edhe nga ish-diplomati amerikan, William Walker, i cili ishte i pari që vizitoi vendin ku ndodhi masakra në janar të vitit 1999. William Walker, që në atë kohë kryesonte misionin vëzhgues të OSBE-së, u shpreh, se “përpjekja e zyrtarëve në Serbi për ta prezantuar masakrën e Reçakut si një ngjarje të trilluar, bëhet për shkak se disa zyrtarë aktualë në Beograd kanë qenë të përfshirë në mizori kundër popullatës civile në Kosovë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit