Pas largimit nga detyra si kryetar i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka vendosur që të ironizojë në mënyra dhe situata të ndryshme.
E së fundmi, pas reshjeve të borës në vend ai ka vendosur të ironizojë pikërishtë me borën duke thënë se nuk ka mundur ta shijojë tash e tetë vite atë, pasi që ishte i përkushtuar në largimin e saj nga rruga.
- Advertisement -
“Mas tetë vjetëve po i gëzohna borës. Gjithë me siklet të kamionave e krypës”, ka shkruar kështu Shpendi.