11.8 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Der Standard:”Krizën në Kosovë e ndërtoi vet Grenelli”

Rekomandime

Gazeta austriake “Der Standard” i ka kushtuar një shkrim zhvillimeve në Kosovë, përkatësisht rolit të ish të dërguarit të ish presidentit Donald Trump, Richard Grenell, për dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas mediumit austriak, “ambasadori i Trumpit për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dëshiron të arrijë një marrëveshje Kosovë-Serbi, me çdo çmim”.

- Advertisement -

Madje, po sipas këtij mediumi, Grenell po e shfrytëzonte krizën e pandemisë për të shtyrë një gjë të tillë.

Dhe siç vlerësonte ky medium, si pasojë e veprimeve të tij, Grenell kishte sjellë trazira politike në Kosovë.

Në shkrimin e “Der Standard”, përmendet edhe vizita e një kohe e ish-ministrit të Jashtëm të Kosovës, Skënder Hyseni nga LDK në Washington, ku u takua me Grenell.

- Advertisement -

“Nga atje gjërat lëvizën shumë shpejt. Grenell padyshim dëshironte të rrëzojë qeverinë e (Albin) Kurtit në mënyrë që ai të mund të zbatonte shpejt marrëveshjen midis presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe ish presidentit Hashim Thaçi”.

Në dy vitet e kaluara, thoshte më tej, “Der Standard”, lobistë të shumtë – përfshirë nga Austria – ishin përfshirë në nxitjen e atij plani, të cilin mediumi austriak e quante jo transparent dhe famëkeq.

- Advertisement -

“Grenellit i interesonte vetëm ish presidenti amerikan Donald Trump, i cili sikur ishte i vendosur të tregojë një sukses të politikës së jashtme para zgjedhjeve të “historike”. Prandaj Grenell supozohej të sillte një marrëveshje “historike” midis Kosovës dhe Serbisë. Sidoqoftë, kjo nuk ishte e mundur me kryeministrin në detyrë Albin Kurti – në mënyrë të shpejtë dhe veçanërisht në mungesën e transparencës. Për sa i përket përmbajtjes, Kurti kurrë nuk do të lejonte një shkëmbim territoresh, bazuar në kritere etnike si pjesë e marrëveshjes, siç dëshironin lobistët rreth Trump”, shkruante “Der Standard”.

Dhe lidhur me zhvillimet e asaj kohe politike në Kosovë, gazeta austriake thoshte se “…pas largimit të Agim Veliut nga kryeministri Albin Kurti, një pjesë e LDK-së duan të paraqesin një mocion mosbesimi”.

“Koalicioni midis LDK-së dhe VV-së është tani në një fund. Sepse mocioni i mosbesimit me siguri do të marrë shumicën”, shkruante mes tjerash mediumi austriak”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit