7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Fitore Pacolli thotë se s’ka rrymë sepse ish pushtetarët e kanë hangër deri në palcë këtë vend

Rekomandime

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka thënë se për 20 vjet ish pushtetarët e kanë vjedh këtë vend dhe tash po lypin nga Qeveria Kurti që për 9 muaj me e ngrit në këmbë.

“S’ka rrymë, sepse e kanë shit dhe e kanë vjedh. Po të kishim punuar mirë e mbarë për 20 vjet sot Kosova do të ishte në gjendje të furnizonte shtetet e rajonit me rrymë e jo të mbetej vet pa të”, ka shkruar ndër të tjera ajo në Facebook, transmeton Indeksonline.

- Advertisement -

Postimi i plotë i Pacollit:

20 vjet e kanë vjedh dhe e kanë mjelë këtë shtet e po lypin nga Qeveria Kurti për 9 muaj me e ngrit në këmbë.

Për mos me ardh në këtë ditë është dasht me punu me mish e me shpirt për këtë vend e jo me e vjedh e milionat e tyre me i mbajt offshore.

- Advertisement -

Të kishte pasur shteti ynë rezerva veç sa kanë disa individ (ish pushtetarë e bashkëpuntorë të ish-pushtetarëve) pasuri ndryshe do të ishim sot.

Ska rrymë, sepse e kanë shit dhe e kanë vjedh. Po të kishim punuar mirë e mbarë për 20 vjet sot Kosova do të ishte në gjendje të furnizonte shtetet e rajonit me rrymë e jo të mbetej vet pa të.

- Advertisement -

Ska rrymë, sepse ish pushtetarët dhe bashkëpunëtorët e tyre e kanë hangër deri në palcë këtë vend.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit