-0.5 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Shteti që “ia ftofë” Kosovës për nepotizëm: Vajza e presidentit ambasadore, djalin kryetar të kryeqytetit

Rekomandime

Muajve të fundit është raportuar për emërime të dyshimta për nepotizëm në poste të ndryshme publike në Kosovë. Megjithatë, duket se një shtet “ia ftofë” vendit tonë për këtë dukuri negative. Presidenti i Taxhikistanit, Emomali Rahmon, të martën e emëroi të bijën e vet, Ruhshona Rahmonova, ambasadore në Mbretërinë e Bashkuar.

Disa familjarë tjerë të ngushtë të presidentit taxhik, i cili ka nëntë fëmijë, kanë pozita të rëndësishme zyrtare ose kontrollojnë biznese fitimprurëse në Taxhikistan – njëra nga republikat më të varfra të dala nga Bashkimi Sovjetik në Azinë Qendrore.

- Advertisement -

Rahmon është në pushtet në Taxhikistan që nga viti 1992. Grupet për të drejtat e njeriut dhe kundërshtarët thonë se ai toleron pak pakënaqësi dhe i shtyp kritikët, shkruan Free Europe.

Në vitin 2016, e bija e presidentit kishte marrë një pozitë të lartë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, pas një periudhe të aktivitetit në Ambasadën e Taxhikistanit në Britani.

I biri 34-vjeçar i presidentit, Rustam-i, është kryetar i kryeqytetit të Taxhikistanit, Dushanbe, dhe kryetar i dhomës së lartë të kuvendit.

- Advertisement -

E bija tjetër e presidentit, Ozoda, është shefe e stafit të tij, ndërsa bashkëshorti i saj, Jamoliddin Nuraliev, është zëvendësguvernator i parë i Bankës Qendrore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit