2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Petkoviq: Kurti dëshiron ta thellojë krizën me ndalimin e referendumit

Rekomandime

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me vendimin për ndalimin e referendumit të 16 janarit të paralajmëruar nga Serbia po tenton sipas tij, ta thellojë krizën.

“E drejta e votës është një e drejtë themelore njerëzore dhe qytetare, të cilën Kurti dëshiron ta heqë për serbët në Kosovë dhe vendimi për themelimin e misionit të OSBE-së e thekson qartë këtë të drejtë, është pjesë e mandatit të tyre”, ka thënë Petkoviq, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

- Advertisement -

Petkoviq tutje thotë se për këtë çështje i janë drejtuar edhe Brukselit dhe vendeve të Kuintit.

“Prandaj iu drejtuam edhe Brukselit edhe vendeve të Kuintit, të cilat janë duke e shqyrtuar seriozisht këtë çështje dhe pres një përgjigje pozitive, sepse arbitrariteti i Albin Kurtit është shkelje e drejtpërdrejtë e të drejtave themelore të njeriut”, tha Petkoviq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit