Aktivistja e të drejtave të njeriut, Maryam Alkhawaja ka ngritur dyshime mbi kërkesën e Danimarkës për të marrë me qira qelitë e burgjeve të Kosovës, duke deklaruar se kjo nuk po bëhet për mungesë hapësire në Danimarkë.
Përmes një shkrimi në Twitter, ajo është shprehur se duhet të ketë një arsye pse po bëhet një kërkesë e tillë.
Tutje, Alkhawaja po ashtu ka pyetur nëse do të respektohen ligjet e implementuara në Danimarkë edhe për ata të burgosur të Danimarkës në Kosovë.
“Nuk është shkaku i mungesës së hapësirës në Danimarkë që qeveria dëshiron të marrë me qira hapësirë për 300 të burgosur në Kosovë, pra pyetja që duhet të bëhet është pse? Dhe, nëse do të respektohen rregullat, të drejtat dhe ligjet që implementohen në Danimarkë edhe për ata në Kosovë?”, shkruan Maryam Alkhawaja në Twitter.
It’s not for lack of space in #Denmark that the government wants to rent space for 300 prisoners in #Kosovo, so the question that needs to be asked is why? And will the rules, rights, and laws implemented in Denmark also be upheld and guaranteed to those in Kosovo? #DKPol https://t.co/zZ4QghTfvh
— Maryam Alkhawaja (@MARYAMALKHAWAJA) December 15, 2021
Derisa në Danimarkë po diskutohet shumë kjo çështje, nga Ministria e Drejtësisë ende nuk kanë dalur me një sqarim për këtë çështje.
Ministria e Drejtësisë pritet që gjatë ditës së sotme të jap më shumë detaje në lidhje me këtë temë, për të cilën kishte folur ministri i Drejtësisë së Danimarkës, Nick Hækkerup të mërkurën.