Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, më 16 dhjetor, ka vazhduar gjykimi lidhur me vrasjen e politikanit opozitar serb, njëherësh lider i Iniciativës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi” (GI SDP), Oliver Ivanoviq.
Në seancën e së enjtes u dëgjua dëshmitari Ç.I.
Ç.I, pjesëtar i Policisë së Kosovës deklaroi se Oliver Ivanoviq, të cilin e kishte mik, ndihej i rrezikuar pak para vrasjes. Ivanoviq madje, sipas dëshmitarit, para se të vr*itej u ishte drejtuar edhe organeve përgjegjëse në Kosovë e Serbi.
Sipas pohimeve të avokatit të mbrojtës, Ç.I, konfirmoi që në veri të Kosovës ekzistojnë grupe kriminale por nuk ia doli të saktësonte se kush është udhëheqësi i tyre. Për këtë temë dëshmitari nuk deshi të fliste për shkaqe të sigurisë.
Prokuroria Speciale e Kosovës, deri më tani ka ngritur tri aktakuza në të cilat nuk kishte ndryshime të mëdha esenciale.