2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Biserko trondit me detajet për grupin e personit më “famëkeq” në Kosovë, të përfshirë edhe zyrtarë e politikanë: Ja çka po e pret Vuçiqin

Rekomandime

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka komentuar vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të vendosur sanksione ndaj bosëve të krimit në veri të Kosovës.

Në një bisedë Biserko ka thënë se sanksionet amerikane nënkuptojnë se do të bllokohet e gjithë pasuria e personave të “ndëshkuar”. Sipas saj, bllokohen edhe kompanitë që janë në pronësinë e tyre direkte dhe indirekte.

- Advertisement -

“Shtetet e Bashkuara vendosin sanksione ndaj individëve dhe kompanive sipas Aktit Magnicki për shkelje të te drejtave të njeriut dhe ndalojnë çdo biznes me kompanitë që kanë fituar kapital në mënyrë të paligjshme. Këto sanksione nënkuptojnë se e gjithë pasuria e personave që janë sanksionuar dhe që ndodhen në SHBA është e bllokuar. Ai gjithashtu i referohet bllokimit të te gjitha kompanive që janë në pronësinë e tyre direkte ose indirekte. Vendosja e sanksioneve tërheq vëmendjen e vendeve ku ndodhen këta individë, pra Serbisë, se duhet t’i kushtojnë pak më shumë vëmendje asaj që po bëhet në vendet e tyre”, është shprehur Biserko.

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit, ka shpjeguar se në vendimin e SHBA-së, thuhet se Zvonko Veselinoviq është një nga personat më të korruptuar në Kosovë. Grupi i tij, përfshinë zyrtarë të sigurisë dhe politikanë të ndryshëm të Kosovës dhe Serbisë.

“Në shpjegimin e Thesarit Amerikan thuhet se Zvonko Veselinoviq është “udhëheqësi i Grupit për KRlM të Organizuar dhe është një nga personat e korruptuar më famëkeq në Kosovë”. Grupi “është i përfshirë në një skemë të gjerë ryshfeti me zyrtarë të sigurisë së Kosovës dhe Serbisë, të cilët lejojnë grupin të tregtojë ilegalisht mallra, para, narkotikë dhe armë midis Kosovës dhe Serbisë”. Grupi gjithashtu ka komplotuar me politikanë të ndryshëm në disa marrëveshje, duke përfshirë ryshfetin e zyrtarëve të sigurisë së Kosovës në fillim të vitit 2019 për të lehtësuar operacionet e tyre të kontrabandës ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe ryshfetin e zyrtarëve të sigurisë kufitare të Kosovës në fund të vitit 2017 për të mundësuar kalimin e sigurt për kontrabandistët”, ka thënë për Biserko.

- Advertisement -

Biserko ka theksuar më tej se aksionin në fjalë e priste më herët, pasi sanksionet ishin paralajmëruar gjatë fushatës së presidentit Joe Biden. Sipas saj, qëllimi është çlirimi i serbëve në veri të Kosovës, në mënyrë që ata të veprojnë në bazë të interesave të tyre.

“Kjo lëvizje është një tregues dhe dëshmi se administrata e Joseph Biden vendosi të fokusohej në rajonin e Ballkanit. Sigurisht që do të prekë veriun e Kosovës dhe nëse zbatohet do t’i çlirojë serbët e Kosovës dhe do t’u mundësojë atyre të veprojnë vetë dhe në interesin e tyre. Nuk është për t’u habitur që kjo ka ndodhur tani, sepse u njoftua tashmë gjatë fushatës zgjedhore të Bidenit. E prisja më herët, iu desh pak kohë që të vepronin”, është shprehur më tej Sonja Biserko.

- Advertisement -

Ajo ka paralajmëruar pasoja për Serbinë, nëse nuk përgjigjet me mjete ligjore për të shtypur aktivitetet e individëve kundër të cilëve janë vendosur sanksione. Sipas Biserkos, presidenti serb Aleksandar Vuçiq është prekur nga vendimi i Thesarit Amerikan, për shkak të lidhjes me Veselinoviqin dhe Milan Radoiçiqin, që akuzohen për vr*asjen e politikanit Oliver Ivanoviq.

“Për Serbinë, kjo është edhe një dëshmi se autoritetet po punojnë me kriminelët. Kjo është një goditje shtesë për mjedisin KRlMlNAL të qeverisë. Nëse Serbia nuk përgjigjet me mjete ligjore dhe të gjitha mjetet e tjera në dispozicion për të shtypur aktivitetet e individëve kundër të cilëve janë vendosur sanksione, kjo mund të ndikojë në marrëdhëniet e Serbisë me Shtetet e Bashkuara. Presidenti Aleksandar Vuçiq mbrojti Veselinoviqin dhe Radoiçiqin kur ata u akuzuan për vrasjen e Oliverit. Vuçiq është prekur nga ky vendim dhe reagimi i tij i parë ndaj tij ishte: Ata i akuzuan kryesisht për tregti të paligjshme. Në fund do të akuzohen se nuk e respektojnë kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, por kjo është punë e tyre. Nëse ka ndonjë akuzë të rëndë, autoritetet tona shtetërore do t’i hetojnë”, po ashtu ai përmendi se partia e tij nuk ka marrë para prej tyre”, ka theksuar më tej Biserko për “Bota sot”.

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit ka paralajmëruar sanksione të reja ndaj njerëzve të afërt të Vuçiqit.

“Priten më shumë sanksione, ato do të shtrihen për njerëzit që rrethojnë presidentin. Kjo do të dobësojë pozicionin e tij dhe do ta bëjë atë më bashkëpunues për disa çështje, shpresojmë”, ka shtuar Sonja Biserko.

Milan Radojiçiq, Zvonko dhe Zarko Veselinoviq, Srdjan Vuloviq, Zeljko dhe Andrija Bojiq dhe Radule Steviq – të gjithë serbë nga Kosova – janë vendosur në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit