7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Veterani i UÇK-së përcjellë djalin për në gurbet: Kosovën e ideonim kopsht me lule por na doli ndryshe

Rekomandime

Ruzhdi Orana, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka njoftuar se ka përcjellur për gurbet, djalin e vetëm të tij, Fidanin, për të synuar një jetë më të mirë.

Ai mes fjalësh i kërkoi falje të birit për lotët që derdhi sot në aeroport, derisa shkruan se mendonte një jetë shumë më të mirë në Kosovë.

- Advertisement -

Ruzhdi Orana tregon se i biri është një i shkolluar që nuk ka arritur të gjej vetën në vendlindje

Postimi i plotë:

Sot biri im i vetëm Fidani mori rrugën e gurbetit. Nuk qenka lehtë te te them rrugë e mbarë. Babi të kerkon falje për lotët që i derdha në Aeroport.

- Advertisement -

Rrugën që ti e more sot, kam pasur edhe unë mundësi që ta bëjë para 30 vitesh. Por në atë kohë nuk munda të ia kthej shpinën Kosovës, nuk munda ta braktis shkollën ku punoja, nuk munda të i le nxënësit, edhe pse punonim pa pagesë dhe me rrezikshmëri nga okupatori serbosllav.

Menduam se Kosovën do ta bëjmë kopsht me lule, ashtu si na thonin disa politikaj të atyre viteve. Por na doli krejt ndryshe. Arrita me mund dhe me djersë të iu shkolloj të gjithëve. Por për qudi, ndonëse veteran i arsimit dhe veteran i UÇK së, nuk arrita të iu punsoj në asnjë organizatë shtetrore. Dhe ja tani ju si intelektual, po duhet të shkoni dhe të punoni në vende të huaja.

- Advertisement -

Këte nuk e kam menduar kurrë po ja 22 vjet pas luftës Kosova po zbrazet nga të rinjtë. Rrugë të mbarë biri im dhe të priftë fati në jetë!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit