2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

“Kosova është Shqipëri”, Stresi del në protestë në gjendje jo të mirë shëndetësore

Rekomandime

Prej një ore, mbështetësit e ish-kryeministrit, Sali Berisha kanë dal të protestojnë kundër ardhjes së presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.

Në një moment, disa prej tyre i kanë vënë flakën dhe kanë shkelur me këmbë një flamur të Serbisë. Pas këtij veprimi ata kanë bërë thirrje anti Serbisë dhe anti nismës së Ballkanit të Hapur.

- Advertisement -

Këto pamje i ka publikuar në Instagram, edhe reperi i njohur Stresi, i cili në këtë mënyrë ka konfirmuar se është bërë pjesë e protestës.

“Kosova është Shqipëri”, ka shkruar ai krahas videos.

- Advertisement -

Kujtojmë që pak orë më parë, reperi njoftoi se ka anulluar xhirimet e videoklipit, pasi ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Mesa duket, Stresi edhe pse i sëmurë, ka vendosur që si çdo herë tjetër të dal të mbështes Berishën./abcnews.al

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit