Ganimete Musliu thotë se ministri Peci po i detyron punëtorët të punojë edhe të shtuneve e të dielave, pa asnjë kompensim

    0
    159

    Deputetja e PDK-së Ganimet Musliu duke folur për incidentin e saj me ministrin Peci, ka thënë se ministri po i shkel të drejtat e punëtorëve të administratës.

    Musliu ka thënë se punëtorët detyrohen të punojnë edhe të shtuneve pa kurrfarë kompensimi.

    “Ministrinë e ka bo lëmsh. E ka lëshu një shef të kabinetit që ju bën presion secilën ditë punëtorëve, i detyron me punë edhe të shtunën dhe të dielën. Njerëzit kanë plane, është koha para festave dhe kjo është shkelje e të drejtave të punëtorëve”, ka thënë ndër të tjera ajo për ATV.