FAKTE: Në të kaluarën Kosova ishte liqen

0
255

Në një të kaluar shumë të largët historike, Ballkani në përgjithësi ka qenë i mbuluar me ujë, fillimisht me det e më pastaj edhe me ujë të ëmbël ose liqen, përfshirë këtu edhe territorin e sotëm të Kosovës.

Ndoshta mund të duket e pabesueshme, por kronika në vazhdim sjell dëshmitë që koha ka ruajtur nga ajo periudhë.

Guaskat e gjetura në pjesë të ndryshme të Kosovës e shtresimet liqenore, janë argumentet më të mira që dëshmojnë që Kosova dikur ka qenë e mbuluar me ujë.