-0.3 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Dyshime për rrjedhje informatash për aksionin e sotëm në veri, reagon Sveçla: Po bëhen hetime intensive

Rekomandime

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar për aksionin në veri të Kosovës, ku ka thënë se dyshohet se ka pasur rrjedhje të informatave, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Policia e Kosovës dhe Dogana kanë zhvilluar sot një aksion në veri të Kosovës.

Xhelal Sveçla me anë të një postimi në Facebook ka njoftuar se ka dyshime se për këtë aksion ka pasur rrjedhje të informatave.
Kjo për arsyen sepse në një nga lokacionet po mungonte infrastruktura e veprimtarisë së dyshuar të jashtëligjshme.

“Në një nga lokacionet është vërejtur infrastruktura por mungonin paisjet për këtë veprimtari të jashtëligjshme. Duke marrë parasysh këtë fakt, Policia e Kosovës është duke zhvilluar hetime intensive për rrjedhje të informatës zyrtare”, ka thënë Sveçla në Facebook.

- Advertisement -

Dogana e Kosovës ka njoftuar se sot oficerët doganor të asistuar nga Policia e Kosovës sot në orët e para të mëngjesit kanë realizuar kontrolle në tri lokacione në Veri të vendit.

- Advertisement -

Sipas njoftimit nga Dogana, ky operacion ka filluar në orët e para të mëngjesit ku qëllimi ishte të kontrollohen bizneset të cilat operojnë në rajonin e Zubin Potokut, respektivisht dy lokacione në fshatin Zupce dhe një tjetër në fshatin Uglar.
“Operacioni ka pasur qëllim kontrollin e bizneseve pë shmangje të tatimit si dhe veprimtari ilegale të kontrabandimit të mallrave. Operacioni ka rrjedhur pa asnjë incident. Dogana e Kosovë në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolle në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj , me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në fund thuhet se dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095.

“Dogana e Kosovës rishtazi ka lansuar aplikacionin eDogana për pajisjet e menqura android, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurtë dhe gjithashtu ofron mundësi për verifikim të kilometrave të automjeteve të importuara nga muaji Shtator”, thuhet ndër tjerash.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit