4.2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Asistenti i kryeministrit Kurti dëshiron të rrjedhin listat e rrogave në Kosovë sikur ato në Shqipëri

Rekomandime

Një skandal ka ndodhur ditëve të fundit në Shqipëri, me të dhënat private të shqiptarëve ku janë publikuar pagat e tyre, krahas së cilës tregohet edhe numri i kartës së identiteti dhe vendi ku ata punojnë.

Pagat e mbi 637 mijë punonjësve në sektorin publik dhe atë privat kanë rrjedhur në rrjetet sociale duke bërë që çdokush të ketë akses në të dhënat personale të tyre.

- Advertisement -

Rrjedhja e listës me pagat e shqiptarëve është komentuar edhe në Kosovë, derisa asistenti i kryeministrit Kurti, Arianit Beqiri ka aluduar se një gjë e tillë duhet të ndodh edhe në Kosovë.

“I pash do rroga në Shqipëri, a bën me jau pa edhe dove rrogat në Kosovë se fort zor jon t’u i dhanë çdo natë nëpër studio?” , shkruan ai në Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit