0.9 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Çfarë ndodhi me kompaninë e Veton Surroit që dyshohet se dha ryshfet mbi 400 mijë euro për ndërtime në Brezovicë

Rekomandime

Ish-kryetari i Shtërpcës, me disa të tjerë, u arrestua për marrje të ryshfetit në këmbim të lejeve ndërtimore në Brezovicë. Me kompaninë “Stella Consulting”, për të cilën Prokuroria pretendon se i ka dhënë ryshfet Nikoliqit mbi 400 mijë euro, nuk dihet se çfarë ka ndodhur. Një prej dy aksionarëve të kësaj kompanie është publicisti kosovar, Veton Surroi.

Para pesë ditësh, në një aksion, që kishte fokus komunën e Shtërpcës, u arrestua ish-kryetari i saj, Bratislav Nikoliq. Ai dyshohet se në këmbim të lejeve ndërtimore, ka marrë rryshfet mbi një milion euro. Sipas dosjes së hetimeve, detajet e së cilës i ka publikuar Kallxo, një pjesë të madhe të kësaj shume, prokuroria pretendon se i mori nga “Stella Consulting”.

- Advertisement -

Një ditë pas aksionit, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shefki Jashari, ka thënë se, përveç zyrtarë e ish-zyrtarë të shtetit, janë arrestuar edhe pronarë të kompanive ndërtimore.

Mirëpo, nuk dihet gjë për fatin e udhëheqësve të kompanisë “Stella Consulting”. Prokurori i rastit, Rasim Maloku, i kontaktuar sot nga Gazeta Express, ka refuzuar të flasë rreth detajeve të aksionit.

Sipas të dhënave në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve, 70 për qind të aksioneve të kompanisë “Stella Consulting” i takojnë Gentjan Sulës, ndërsa 30 për qind Veton Surroit.

- Advertisement -

Kjo kompani dyshohet të ketë dhënë një ryshfet të majmë për t’iu lejuar ndërtimi i vilave në Brezovicë. Bëhet fjalë për 410 mijë euro para si dhuratë, që më pas t’u lejohej ndërtimi i objekteve në kundërshtim me ligjin.

Dyshimet e Prokurorisë ishin këto: Nikoliq ka pranuar ryshfet një shumë prej 210 mijë eurove për të dhënë leje ndërtimore të vikend-shtëpizave për investitorin e “Stella Consulting”, dhe 200 mijë euro të tjera për dhënien e lejes ndërtimore për objektin hotelier të të njëjtit investitor.

- Advertisement -

Në media edhe vite më herët ishte raportuar për dyshime të dallavereve me lejet ndërtimore në Brezovicë ku dyshohej se ishte përfshirë edhe kompania “Stella Consulting”

Në vitin 2020, lidhur me raportimet e asaj kohe, Surroi në një përgjigje për Gazetën Insajderi, kishte mohuar se është bërë ndonjë shkelje, derisa për vete kishte thënë se është aksionar i vogël.

“Objekti në fjalë është pronë e Shoqërisë me përgjegjësi të Kufizuar ‘Stella Consulting’ , në të cilën jam aksionar minoritar. ‘Stella Consulting’ ka marrë të gjitha lejet e nevojshme ndërtimore , sipas ligjeve në fuqi, para se ta fillonte ndërtimin dhe u është përmbajtur atyre”, ka thënë Surroi në një përgjigje për Insajderin në vitin 2020.

Së bashku me Nikoliqin ishin arrestuar edhe nëntë persona të tjerë, në mesin e të cilëve është edhe drejtori për Urbanizëm në Komunën e Shtërpcës, Dimitrije Raçiqeviq. U arrestuan po ashtu edhe disa pronarë të kompanive të ndërtimit, si dhe disa qytetarë me inicialet: D.M., H.B., S.M., R.B., R.H., B.I., S.S. dhe J.K.

Prokuroria Themelore e Ferizajt njoftoi më 21 dhjetor se objektet që janë ndërtuar pa leje do të sekuestrohen përkohësisht.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit