7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Ali Ahmeti: Në Maqedoni ka dy parti pro-ruse, “Levica” dhe partia e Baçevit

Rekomandime

“Në vend ka dy parti politike me orientim prorus që kanë ndikim nga Lindja. Ato punojnë për interesat ruse dhe kjo nuk është e fshehtë, vetëm mund të bëhemi se nuk e dijmë”. Kështu është shprehur kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në brifingun me gazetarë në selinë e BDI-së, në Tetovë.

I pyetur nga gazetarët se për cilat parti e ka fjalën, ai tha se ato janë, partia e Janko Baçevit dhe “Levica”. Sipas Ahmetit, “Levica” është parti e cila kundërshton hapur Marrëveshjen e Ohrit dhe atë të Prespës, është kundër anëtarësimit në NATO, si dhe kundërshton edhe njohjen e Kosovës nga Maqedonia.

- Advertisement -

Në listën e partive proruse, Ahmeti nuk e renditi VMRO-DPMNE-në, pasi siç u shpreh, kjo parti nuk është pjesë e atyre strukturave.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit