3.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Veliaj bën bashkë krerët e besimeve fetare në darkën e Krishtlindjeve: Hapësirat e zaptuara prej vitesh do u rikthehen Kishave

Rekomandime

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në darkën e Krishtlindjeve bën bashkë krerët e besimeve fetare.

Gjatë fjalës së tij kryebashkiaku Veliaj uroi shëndet, mbarësi dhe një vit të bekuar për të gjithë kombin tonë, ndërsa dha lajmin e mirë për rindërtimin e disa kishave në kryeqytet dhe ndërtimin e një Kishe Ungjillore në zonën e Bulevardit të Ri.

- Advertisement -

Më poshtë një pjesë e fjalës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë darkës së Krishtlindjeve:

“Kemi disa lajme të mira për të ndarë. Pas një kalvari të gjatë prej 30 vitesh, më në fund Kisha Ortodokse me Bashkinë e Tiranës kanë zgjidhur një kalvar të hipotekave, të çështjeve të pronave në Shqipëri, për të pasur Kishën e Shën Prokopit, e cila vitin tjetër do të pajiset me një leje nga Bashkia e Tiranës dhe ashtu siç ne themi: “do të jetë më e madhe, më e bukur dhe më e fortë”! Kemi një lajm të shkëlqyer për Kishën Katolike.

Më në fund prapë në një kohë rekord, toka tek lapidari, ish-repart ushtarak që i përkiste kohës ku të gjithë mobilizoheshin, armatoseshin për armiq që nuk mbërritën kurrë, do t’i kthehen Kishës Katolike dhe aty do të kemi një kishë që i është dedikuar shenjtores Nënë Terezës.

- Advertisement -

Një kërkesë e shumë besimtarëve, një kërkesë e shumë pelegrinëve që ndjekin turet e pelegrinazhit, që në një vend që krenohet me Nënë Terezën, nuk ka një faltore të saj. Kështu që jemi duke diskutuar edhe shtatoren, edhe faltoren, edhe seminarin, për ta kthyer të gjithë atë hapësirë në një bekim të jashtëzakonshëm për besimtarët katolikë.

Gjithashtu jemi afër një vendimmarrje për Kishën Ungjillore, që në një zonë që do të quhet; Nuk e di a do të quhet Tirana e re, apo “Tirana e re fringo fare”.

- Advertisement -

Është një zonë e Bulevardit të Ri, për të mos u ngatërruar me “Tiranën e Re” të pasluftës tek Njësia 5, edhe aty kemi një marrëveshje për një Kishë Ungjillore dhe për t’u siguruar që ky vit i ri na gjen me 3 stacione të besimit.

Vërtetë Tirana ka shumë ndërtime dhe unë marr shumë kritika për to, por unë besoj që edhe tek ndërtimi funksionon parimi biblik i kripës, kripa nuk ka nevojë të jetë e shumtë, por duhet të jetë mjaft dhe me karar dhe sadopak i jep shije gjellës.

Edhe pavarësisht se këto janë 3 akupunktura në një qytet të stërmadh, unë prapë besoj që janë tamam si kripa për gjellën që gatuhet në shpirtrat dhe në komunitetin tonë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit