11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Sejdiu: Qeveria Kurti për dhjetë muaj ka pasur një insistim të madh për kursimin e parasë publike

Rekomandime

Opinionisti politik Dardan Sejdiu vlerëson se viti që po e lëmë pas është njëri prej viteve më të vështira, derisa foli për vitin qeverisës të Albin Kurtit.

“Është një prej viteve të vështira, është vit post-pandemik me mbyllje të mëdha, është një vit në të cilin ndodh një hapje graduale, është vit në të cilin unë personalisht kam pritur që të jetë vit me ambicie të mëdha e me agresivitet më të madh sa i përket pjesës së qeverisë dhe qeverisjes, së paku entuziazmin e njëjtë që e kemi parë prej diasporës, që të shpenzojë në Kosovë, ta ketë edhe qeveria, të rikthejë besim në ekonomi dhe në potencial. Por, në anën tjetër, e kemi një rivendosje të një elementi në qeverisje, e cila do të duhet të ishte domosdoshmëri në çdo qeverisje, e që është një tolerancë zero kundrejt çfarëdo afere korruptive dhe vendosje e një kulture, si me thënë, e cila korrupsionin e shpërfaq dhe e bën problematik në qeverisje.”

- Advertisement -

Sejdiu, në “Rubikon”, vlerëson se Qeveria Kurti për dhjetë muaj ka treguar se nuk kanë afera korruptive dhe duan të kursejnë paranë publike.

“Deklarativisht dhe deri tash, çfarë kemi parë për dhjetë muaj, nuk kemi parë asnjë lloj afere korruptive dhe kemi parë një insistim të madh dhe kursim të parasë publike që sa i përket vendosjes së një mendësie të qeverisë, ky është lajm i mirë për Kosovën”.

“Pra kemi pasur zgjedhje të mira edhe lokale edhe nacionale pa asnjë problem, tani e kemi një qeveri e cila ka pushtet total dhe me pushtet total po duket se nuk po do të abuzojë me të për përfitimin financiar dhe ekonomik për individin, ministrin apo pushtetarin. Ky është një lajm i mirë, pasi krijon një pikë krahasimore për këdo që vjen më vonë, nëse mirëmbahet kjo, po supozojmë që mirëmbahet.”

- Advertisement -

Por, Sejdiu ka edhe kritika për qeverisjen, teksa vlerëson se kriza energjetike na tregon se qeveria profesionalisht është e papërvojë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit