Zëvendës ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka thënë se Ramush Haradinaj dhe Pal Lekaj duhet të shkojnë në burg për ato çfarë kanë bërë në ministri.
Ai ka zbuluar një rast ku kontrata e parashikuar për 500.000 euro është nënshkruar për një vlerë prej 5.3 milionë eurosh.
“Në bazë të asaj çfarë kam parë në ministrinë ku jam, dokumentacioneve që i kam gjetur aty, të cilat një pjesë të madhe i kam deponuar në prokurorinë speciale, aty nuk ka nevoj me qenë jurist për me e pa se çfarë krimi dhe korrupsioni ka ndodhur në Ministrinë e Infrastrukturës nga qeveritë e kaluara”, ka thënë Durmishi.
“Është një dosje e tenderit që ka qenë për sanimin e ujërave në Kosovë. Vlera e parashikuar e atij tenderi ka qenë 500.000 euro dhe në fund ajo kontratë ka përfunduar me 5.300.000 euro”, shtoi zv. ministri.
“Pasi që e kanë nënshkruar kontratën, këta kanë ndërhy në kushtet e kontratës që normal nuk guxon me prekë aty dhe e kanë qit mbi 4 milionë vlerën”, tha ndër të tjerash Durmishi.