Policie e Kosovës ka ndërpret një aheng të organizuar në një restorant në Gjilan, e përveç kësaj, Policia ka shqiptuar edhe një gjobë prej 500 eurove.
Policia këtë veprim e ka bërë në bashkëpunim me inspektorët e AUV-it, pasi një restorant nuk ka respektuar masat anti-covid.
“Ndalohet nga Policia e Kosovës dhe inspektorët e AUV-it një organizim hotelier në kundërshtim me masat Anti COVID.
Njësiti patrullues i Policisë së Kosovës nga Stacioni Policor në Gjilan, kanë pas një informatë të marrë nga rrugët operative për një organizim tek një restorant këtu në komunën e Gjilanit.
Menjëherë janë informuar Inspektorët Sanitar të AUV, dhe të njëjtit pasi kanë parë gjendjen faktike kane marrë veprimet e tyre sipas ligjit, duke i shqiptuar gjobën e poshtëcekur, me vlerë prej 500 euro për mos respektim të masave anti-COVID-19”, njofton Policia e Kosovës.