E bija e mizorit të dënuar të luftës, Radovan Karagjiç, Sonja Karagjiç Joviceviç, tha se i ati i saj është në një burg në Britani, mbahet në terr, dhe se nuk i lënë as të ndez dritë.
Në një intervistë për portalin Bijeljina Danas, ajo tregoi gjendjen dhe kushtet e burgimit të Karagjiçit.
“Nuk ishim në vizitë. Procedura është e komplekuar dhe kushton shumë shtrenjtë, dhe me mundësi vizite vetëm dy ore”, tha fillimisht ajo.
“Ai jeton në një dhomë të errët, nuk e lejojnë as të ketë llampë tavoline”.
Sipas saj, Britania “nuk lejon vizitat e njerëzve nga kultura tjera”.
Ajo tha se “është e zhëngjyer për transferimin e tij në Britani të Madhe”.
“Transferimi i tij në një vend që nuk është anëtare e Bashkimit Evropian është ujdi private mes një Ministri britanik dhe mekanizmave gjyqësor të Hagës, të bazuar në demonizimit e serbëve, nga vetë një serb i mirë-njohur”.
Gjykata Ndërkombëtare për KRlME të Luftës në Ish-Jugosllavi në vitin 2019 e ka dënuar me burgim të përjetshëm Radovan Karagjiçin për KRlMET më të tmerrshme të luftës, që u kryen në Bosnjë-Hercegovinë në luftën gati katërvjeçare (1992-1996).
Karaxhiqi sipas akuzës mban si ish-udhëheqës i serbëve në Bosnjë-Hercegovinë përgjegjësi për GJEN0CIDIN ndaj 8000 burrave dhe djemve myslimanë në qytetin e Bosnjës Lindore Srebrenicë. Bëhet fjalë edhe për shkeljen e së drejtës së luftës në rastin e rrethimit të Sarajevës, raporton DW.
Radovan Karaxhiqi lindi në një fshat malazez në vitin 1945. Prej moshës 15 vjeçare ai jetoi në qytetin multikulturor atëherë të Sarajevës në Bosnjë-Hercegovinë. Por ai vjen nga një familje, e cila kishte në radhët e saj edhe çetnikë.