0.9 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Gjenerali serb akuzohet për gjenocidin në Srebrenicë – ndau burrat dhe djemtë boshnjakë nga familjet e tyre

Rekomandime

Zyra e Prokurorisë së Bosnjë e Hercegovinës ngriti të martën një aktakuzë për KRlME lufte kundër gjeneralit të pensionuar të ushtrisë serbe të Bosnjës, Milenko Zhivanoviq, i cili akuzohet për pjesëmarrje në gjenocidin e korrikut 1995 të boshnjakëve në Srebrenicë.

Gjatë luftës, Zhivanoviq (75 vjeç) ishte komandant i të ashtuquajturve “Korpusi Drina” i ushtrisë serbe të Bosnjës, zona e përgjegjësisë së së cilës ishte Bosnja Lindore.

- Advertisement -

Aktakuza thotë se ai ishte pjesëmarrës në një sipërmarrje të përbashkët KRlMlNALE që çoi në presekutlm etnik masiv dhe në vr*asjen e më shumë se 8,000 burrave dhe djemve boshnjakë nga zonat e Srebrenicës dhe Zepës.

Që nga marsi i vitit 1995, trupat nën komandën e Zhivanoviqit kanë bllokuar zonën e mbrojtur të Srebrenicës, duke ndërprerë furnizimet për popullsinë atje, shkruan agjencia kroate e lajmeve, Index.

Më pas Zhivanoviq urdhëroi suIme artilerie ndaj civilëve dhe banesave në Srebrenicë për të krijuar kushte të padurueshme jetese në zonën e mbrojtur nga OKB-ja.

- Advertisement -

Zhivanoviq dhe vartësit e tij morën pjesë në ndarjen e burrave dhe djemve boshnjakë nga familjet e tyre pas rënies së Srebrenicës dhe në ndalimin dhe EKZEKUTlMlN e tyre.

Zhivanoviq ishte dëshmitar i mbrojtjes në gjyqin e KRlMlNELlT serb, ish-liderit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq përpara Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY). Karaxhiq u shpall fajtor dhe u dënua me burgim të përjetshëm për KRlME lufte, përfshirë gjenocidin e Srebrenicës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit