2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Bardhyl Mahmuti hedh dyshime: Urdhri për arrestimin e Bedri Halimit mund të jetë përpiluar në Beograd

Rekomandime

Ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së, Bardhyl Mahmuti ka komentuar arrestimin e djeshëm të Bedri Halimit, Kryeinspektorit të Ministrisë së Mjedisit në aksionin “Brezovica”.

Mahmuti shprehet i habitur me arrestimin e Halimit, derisa hedh dyshime se urdhri për prangosjen e tij mund të jetë përpiluar në Beograd.

- Advertisement -

“Me arrestimin e Bedri Halimit, «drejtësia » e kapur e Kosovës ia lidhi këmbë e duar vetes! Kam bindjen e plotë në pafajësinë e tij dhe nuk e përjashtoj mundësinë që urdhri për arrestimin e Bedriut të jetë përpiluar në Beograd!”, shkruan ai në një reagim në Facebook.

Dyshimet për dallavere me ndërtime në Brezovicë kanë bërë që Prokuroria Themelore e Ferizajt dhe Policia e Kosovës të kryejë bastisje gjatë ditës së djeshme në Ministrinë e Mjedisit që përfundoi me arrestimin e kryeinspektorit të kësaj Ministrie, Bedri Halimi.

- Advertisement -

Halimi ishte përmendur edhe në vitin 2019 nga organet e hetuesisë. Ndaj tij ishte ngritur Aaktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Askohe ishte theksuar se Halimi dhe katër persona të tjerë, sipas Prokurorisë Speciale, akuzohen për lejimin e ndërtimeve pa leje në zonën e Parkut Nacional të Sharrit në Prizren.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit