8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

A do të jetë shkurti muaji më i ftohtë i vitit në Kosovë?

Rekomandime

Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka folur për motin gjatë kësaj periudhe si dhe parashikimet për ditët në vazhdim.

Sipas parashikimeve të Aliut, temperaturat këtë vit do të jenë më të ulëta sesa vitin e kaluar

- Advertisement -

“Janari ka qenë me shumë reshje vitin e kaluar, por mendoj se temperaturat do të jenë më të ulëta se sa vitin e kaluar. Vitin e kaluar e patëm minus 16 në Kamenicë, ne vende tjera ka pasur minus 14 deri minus 9, sivjet besoj se do të shkojnë më pak”, shpjegoi Aliu për RTV21.

Ndërsa a do të jetë muaji Shkurt më i ftohtë, ashtu siç ndodhi vitin që lamë pas, tregon Besim Aliu.

“Ftoftë e kemi pasur me 14 shkurt, pikërisht kur kishim zgjedhjet, temperatura -16 gradë janë regjistruar në Kamenicë, ka qenë temperatura më e ulët në gjithë Kosovën. Kujtoj se temperatura të ulta në vlera dy shifrore do të kemi sërish, por se sa do të jenë ato ne sërish pas datës 15 janar do të prononcohemi me një parashikim të ri”, shtoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit