-1.4 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

NATO-ja “i shpall” luftë Rusisë, rrëzon kërkesat e Moskës: Do zgjerohemi ku të duam!

Rekomandime

NATO-ja e sfidoi hapur Rusinë me refuzimin e bërë kërkesës kryesore të Moskës ne mesin e sagës së sigurisë me Ukrainën.

- Advertisement -

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se aleanca ushtarake nuk do ta ndalë zgjerimin e saj në Europë, kudo qoftë ai.

Ne nuk do të bëjmë kompromis mbi parimet themelore, përfshirë të drejtën e çdo vendi për të vendosur rrugën që do të ndjekë dhe përfshirë çdo lloj marrëveshje sigurie që dëshiron të jetë pjesë e saj.

Presidenti rus Vladimir Putin muajin e kaluar parashtroi kërkesa për SHBA-në dhe NATO-n si pjesë e përpjekjeve për të lehtësuar tensionet mbi Ukrainën teksa Moska ka grumbulluar dhjetëra mijëra trupa në kufi duke ngjallur frikën e një pushtimi të vendit fqinj.

- Advertisement -

Por pjesa më e madhe e propozimeve, të bëra publike nga Rusia, mes tyre një projekt-marrëveshje me vendet e NATO-s dhe oferta për një traktat mes Moskës dhe Shteteve të Bashkuara, duket të jenë e papranueshme për aleancën ushtarake të përbërë nga 30 vende, pavarësisht frikës se Putini mund të urdhërojë forcat ushtarake ruse të hyjnë në Ukrainë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit